Nisma merr pjesë në Seancën e opozitës!

Nisma Socialdemokrate ka rikonfirmuar se do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të votuar rezolutën që ndalon negocimin për territore në dialogun me Serbinë.

Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se s’ka asnjë ndryshim në qëndrim dhe se do të jenë në Kuvend për seancën që nis në orën 19:30.

Në anën tjetër, partneri tjetër i koalicionit qeverisës, AAK-ja, ka thënë se nuk do të marrë pjesë, për shkak të mungesës që opozita pati në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialog.

SHPËRNDAJE