Nitaj i drejtohet Haradinajt për taksën 100 për qind: Do të jem me ty deri në fund të betejës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem  Nitaj, përmes një shkrimi të gjatë të bërë në “Facebook”, ka shkruar rreth qëndrimit të kryeministrit Haradinaj për taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

A duhet që Ramush Haradinaj të jetë gardiani i fundit i ruajtjës së sovranitetit shtetëror në raport me këdo qoftë, madje edhe me Serbinë, në kohën kur po bien njëri pas tjetrit, partnerët e brendshëm dhe, jo pak prej tyre, edhe të jashtëm.
A duhet që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e për hirë të aleatëve të brendshëm e të jashtëm, edhe armikut që i ka ardhë te pragu i shpisë, t’i thotë “i dashur armik shtyju pak më tutje se na e ke zënë frymën”!, ka shkruar ai.

Tutje, Nitaj thotë se Qeveria Haradinaj ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, i cili u përkrahë mjaft shumë, mirëpo pas reagimeve të SHBA dhe BE, kjo përkrahje u zbeh. Po ashtu ai ka shtuar se do të jetë me kryeministrin edhe në ketë betejë.

Shkrimi i plotë:

A duhet që Ramush Haradinaj të jetë gardiani i fundit i ruajtjës së sovranitetit shtetëror në raport me këdo qoftë, madje edhe me Serbinë, në kohën kur po bien njëri pas tjetrit, partnerët e brendshëm dhe, jo pak prej tyre, edhe të jashtëm.
A duhet që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e për hirë të aleatëve të brendshëm e të jashtëm, edhe armikut që i ka ardhë te pragu i shpisë, t’i thotë “i dashur armik shtyju pak më tutje se na e ke zënë frymën”!

Politikani i shekullit që shkoi Winston Churchill, duke kundërshtuar bisedimet e paqes me Hitlerin pati thënë se “nuk mund të negociosh ne luanin, kur koka jote është në gojën e tij!

Kaq provoi Kryeministri Haradinaj, që të mos negociojë me ata që pushtimin klasik ushtarak duan ta zëvëndësojnë me pushtimin modern, që është pushtimi ekonomik, siç tashmë e kishin bërë!

Taksa në produktet serbe nuk ka qenë zbulim i shekullit por përgjigje, pothuaj instinktive, në një moment fushate multidimensionale të Serbisë kundër Kosovës dhe kundërshtim i një pushtimi modern ekonomik të Serbisë ndaj Kosovës!

Të gjendur përballë një armiku që nuk të vlerëson as si kundërshtar, Qeveria e Kosovës mori një vendim i cili në momentin kur u mor, nuk e pati as edhe një kundërshtar të vetëm!

Madje qe vlerësuar si vendimi më i rëndësishëm i kësaj Qeverie, meritat për të cilin u munduan t’i marrin nga i pari te i fundit.

Por pak ditë më vonë, e pas reagimit amerikan, ata që e kishin mbështetur, filluan të dezertojnë e të distancohen nga taksa, dhe të flasin sikur ajo ishte taksë kundër ShBA dhe BE!

Ra ky mort e u pamë dhe edhe ata që ende nuk kanë guxim të shprehen kundër taksës, nuk thonë “Kryeministër jemi ne ty”, por i sugjerojnë atij që më mirë të japë dorëheqje se sa ta heqë taksën. Thua që kjo taksë është e Ramush Haradinjat dhe vetëm ai duhet të luftoj e ta mbrojë atë! 
Prandaj a duhet që Kryeministri Haradinaj të shndërrohet në luftetarin e fundit edhe për mbrojtjen e kësaj takse, kur të tjerët tashmë po bëjnë sehir! 
Unë e di përgjigjen por nuk do t’ia them asnjëherë sepse disa njerëz nuk bëhën por lindin luftetar të vendit të vet! I tillë ka lindur Ramush Haradinaj! 
Unë krejt çka mund t’i them atij është se në këtë betejë jam me të sikurse, jam i bindur, edhe shumica e shqiptarëve kudo që janë! 
MN

SHPËRNDAJE