Një bionde me shumë stil, ja si dukej në vello nusja e tretë e Ibrahim Tatlises

Ai është ikon e muzikës turke.

Këngëtari baba i gjashtë fëmijëve Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises vitin e kaluar pas një pauze shtatë vjeçare u rikthye në skenë.

Këtë largim nga muzika e bëri jo pa arsye, ai para shtatë viteve u plagos për arsye biznesore.

Ani pse ai më nuk është aktiv në skenë, ai vazhdon të jetë njëri ndër krijuesit më të mëdhënj të hiteve në Turqi.

Sa i përket jetës personale, gjatë karrierës së tij muzikore për Ibrahimin është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë si dhe tri martesat. Martesa e tij më e përfolur ishte ajo me aktoren turke, Aysegul Yildiz me të cilën këngëtari ka një vajzë.

Dashurinë e tyre me martesë, çifti e kurorëzuan në vitin 2011, por kjo martesë mori fund në vitin 2013.

Këngëtari është baba i shtatë fëmijëve, pesë vajzave dhe dy djemve.

SHPËRNDAJE