Një Botëror plot teknologji

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff dikur kishte thënë se “futbolli është lojë që e luan me trurin tënd”.

Por tash është lojë ku është rritur ndikimi i teknologjisë. Kupa e Botës në Rusi do të shfaqë mënyra të reja për të ndihmuar trajnerët me pajisje teknologjike, ndërsa në fushë referët do të ndihmohen nga ndihmësit e videopërsëritjeve (VAR).

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Në Kupën e Botës që është në prag, stafet e përfaqësueseve pjesëmarrëse do të marrin të dhënat statistikore në kohë reale përmes tableteve që do të përdorin. Katër vjet më parë këto të dhëna ekipet i merrnin pas pjesës së parë dhe në fund të ndeshjes.

“Softueri dhe infrastruktura që FIFA ka vendosur për Kupën e Botës 2018 u lejon të gjitha skuadrave qasje stabile dhe të rregullt mes analistëve të ndeshjeve të vendosur në tribuna dhe stafeve teknike në bankinat anash fushës”, ka thënë zëdhënësi i FIFA-s. “Duke ofruar këtë platformë, secila skuadër që vendos të përdorë sistemin do të ketë kapacitetin e njëjtë për pranim të të dhënave vizuale dhe statistikore që mund të ndihmojnë për vendimmarrjet në ndeshje gjatë turneut”. /Koha Ditore

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE