Një futbollist shumë i rëndësishëm largohet nga Llapi

Ish-ftubollisti i Llapit, Ersil Ymeri ka njoftuar ndarjen me skuadrën nga Podujeva. 

Ymeri nëpërmjet një shkrimi ka falënderuar skuadrën e Tahir Batatinës, bashkëlojtarët dhe tifo-grupin “Legjendat” për kohën e kaluar atje.

Ky është njoftimi i plotë i futbollistit.

“Pershendetje !

Nga sot nuk jam me pjes e ekipit te K.F. Llapi.
Nje periudh qe do jet gjate ne memorien time per sezonin e mire qe bera dhe per mbeshtetjen maksimale qe me kan dhene tifozat.
Falenderime per stafin drejtues per presidencen e klubit , per te gjith pjesetaret qe kam pasur mundesi te punoj ne klub dhe kenaqesi qe kam punuar me djem te mrekullushem .

Ultras Legjendat dhe 1932 do jeni gjithmon ne zemren time , nje tifozeri qe shpresoj qe shum shpejt te shperblehen me suksese”

SHPËRNDAJE