Një i vdekur, pesë të lënduar në një aksident rrugor

Një person humbi jetën, pesë të tjerë janë lënduar në aksident që në mëngjes në orën 5:45 ndodhi në rrugën magjistrale Strugë-Ohër në udhëkryqin e fshatit strugan Misleshevë.

Deri te fatkeqësia ka ardhur gjatë ndeshjes së një autobusi me targa të Ohrit me një automjet udhëtues “Sheri” me shenja strugane, me të cilën ka drejtuar personi i cili ka marrë lëndime fatale. Identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.

Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka kryer prokurori kompetent publik, si dhe ekipet policore të Stacionit policor-Strugë.