Një katërvjeçare gjendet e vdekur në kopshtin e shtëpisë

Një vajzë katërvjeçare që thuhet se u vra nga nëna e saj u gjet e vdekur në një tavolinë në një kopsht.

Amelia Brooke Harris 6 vjeç, u zbulua nga policia në shtëpinë e saj në Trealaw Rhondda, të Wales’it, ndërsa nëna e saj Carly Ann Harris, 37 vjeç, u arrestua me dyshimin për vrasjen e Amelisë.

Zyrtari i gjykatës, Robert LeWis tha se policia hyri në kopshtin e pasmë të shtëpisë më 8 qershor dhe e gjeti trupin e një fëmije në tryezën e kopshtit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Gjykata e Pontypridd Coroner tha se trupi i vajzës së vogël u identifikua zyrtarisht nga gjyshja e saj. Ann Harris do të paraqitet në Gjykatën Cardiff në 13 gusht, e akuzuar për vrasjen e vajzës së vet.