Një lajm shumë i mirë kundër COVID-19

Kompania farmaceutike franceze Sanofi njoftoi se është e gatshme t’u ofrojë autoriteteve franceze ilaçin antimalarik në luftën kundër gripin aktual pandemik ko rona që ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën.

Në një testim të fundit klinik, ilaçi Plaquenil u testua te 24 pacientë, dhe pas gjashtë ditësh, virusi ishte zhdukur në tre të katërtat e tyre. Testim u krye nga profesor Didier Raoult, drejtor i Institutit Universitar Mjekësor “Mediterranee Infection”, një institut kërkimi me qendër në Marsej

Sanofi tha se ata posedojnë disa milionë doza, të mjaftueshme për të trajtuar 300,000 njerëz të infektuar. “Sanofi është e angazhuar për ta vënë në dispozicion trajtimin e tij në Francë”, tha zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë për shtyp. Instituti publikoi disa punime nëpër revistat mjekësore gjatë dy javëve të fundit në lidhje me efektivitetin e “Plaquenil”, një molekulë hidroksilklorine, e cila është përdorur dhe përdoret për dekada të tëra për të trajtuar sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga infeksioni dhe artritin reumatoid.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se duhet të bëhen testime mbi një numër më të madh të pacientëve për të verifikuar rezultatet. “Kam shënuar rezultatet dhe kam dhënë autorizimin në mënyrë që të fillojë një testim më i madh nga ekipet e tjera sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

SHPËRNDAJE