Një mal me para: Të gjitha milionat që CR7 ia ka dhënë Realit me golat e tij

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë jo vetëm në histori të Real Madridit, por edhe në atë të futbollit në përgjithësi.

Ditë më parë me golin e tij ai i dha Realit titullin në Kupën e Botës për Klubedhe me këtë rast më poshtë keni të gjithë titujt në të cilët CR7 ka qenë vendimtar.

Por, më e bukura është çdo gjë është e përkthyer në vlerë monetare.

Kupa e Mbretit 2010/11:

Ronaldo shënoi shtatë gola, përfshirë dhe atë në finale ndaj Barcelonës, e që në fund i dha titullin Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 1.28 milionë euro

La Liga 2011/12:

Një sezon fantastik për portugezin, ai shënoi 46 gola dhe dhuroi 12 asistime në La Liga.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: E pakonfirmuar

Superkupa e Spanjës 2012:

Shënoi në dy ndeshjet ndaj Barcelonës dhe kështu i dha një tjetër titull Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: Një milion euro

Liga e Kampionëve 2013/14:

Shënoi 17 gola, përfshirë atë në finale ndaj Atletico Madridit, plus një asistim.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 28.3 milionë euro

Superkupa e Evropës 2014:

Shkatërroi Sevillan me dy gola në finale

Shuma e fituar nga Reali nga ky triumf: Tre milionë euro

Liga e Kamionëve 2015/16:

Shënoi 16 gola dhe penalltinë finale ndaj Atleticos

Shuma e fituar nga Reali nga ky triumf: 41.5 milionë euro

Kupa e Botës për Klube 2016:

Shënoi katër gola, tre nga ata në finalen ku Los Blancos vuajtën më shumë se që pritej (Real Madrid 4-2 Kashima Antlers).

Shuma e përfituar nga Reali pas këtij triumfi: Katër milionë euro

Liga e Kampionëve 2016/17:

Shënoi 12 gola, pesë kundër Bayernit, tre në gjysmëfinale ndaj Atleticos dhe dy në finale ndaj Juventusit

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 41.5 milionë euro

La Liga 2016/17:

Shënoi 25 gola në 29 ndeshje në La Liga. Nga kjo Reali fitoi: 20.8 milionë euro

Superkupa e Spanjës 2017:

Reali fitoi ndaj Barcelonës pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-5, Ronaldo shënoi një gol.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: Një milion euro

Kupa e Botës për Klube 2017:

Shënoi në gjysmëfinale, por edhe në finale dhe kështu i dha titullin e pestë vjetor Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 4.2 milionë euro

TOTALI: 146.510.000 euro.

Vlen të theksohet se Ronaldo u ble nga Reali në vitin 2009 për 94 milionë euro. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE