Një ministër i Kosovës del kundër ‘taksës 100%’

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, ka paralajmëruar se protestat mund të vazhdojnë nëse nuk gjendet një zgjidhje pas vendosjes së taksës.

Duke folur për mediat serbe, ai ka theksuar se një tërheqje e Qeverisë ku bën pjesë nga taksa prej 100% ndaj produkteve serbe, do të nënkuptonte një mesazh se ‘jeta mund të vazhdohet në mënyrë paqësore’.
“Të martën, ne vazhdojmë aktivitetet tona, nëse Prishtina nuk tregon vullnet të mirë, dhe ne do t’i përgjigjemi dhunës fizike dhe psiçike të tyre, mirëpo paqësisht”, ka thënë Rikallo.

Ndërkaq, vazhdimin e gjendjes së tillë pas vendimit të Qeverisë, Rikalo e sheh me rrezik për ndonjë ‘katastrofë humanitare’.

Ndërkohë, ministri që vjen nga Lista Serbe ka komentuar edhe arrestimin e katër personave në veri, tre prej të cilëve dyshohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovic. Ai e ka konsideruar operacionin si një farsë.

Sidoqoftë, Lista Serbe që është pjesë e Qeverisë pati reaguar edhe ditën kur u vendos taksa, e madje ishin nisur për takime në Beograd rreth situatës së krijuar./gazetametro.net