Një mosmarrëveshje në trafik përfundon me rrahje në Prishtinë

Një mosmarrëveshje në trafik mes tre personave në Prishtinë, ka përfunduar me rrahje të njërit prej tyre.

Dy te dyshuar kanë sulmuar fizikisht personin e trete, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore, te cilat është dashur të trajtohen në QKUK, shkruan Gazeta Express.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në trafik dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, për ngjarjen qe ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

/

SHPËRNDAJE