Një orë para votimit të qeverisë, Kurti lajmërohet me një deklaratë!

Sot në orën 11:00 mbahet seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti.

E pak para fillimit të seancës në dalje të banesës së tij ka folur për media Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se në orën 10:00 do të mbajë një mbledhje të qeverisë ku do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve.

“Po ndihem shumë mire, kemi në ora 10:00 një mbledhje të qeverise dhe do të nënshkruaj ndarjen e një shumë prej 30 mijë eurosh për të dy familjet e minatorëve që kanë ndërruar jetë dje” ka thënë ai shkurt për Klan Kosova.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE