Një orë para votimit të USHTRISË, kështu është situata në Mitrovicë

Deri më tash situata në Mitrovicë është e qetë. Kështu ka deklaruar për medie, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sa i përket zonës tonë të përgjegjësisë, çdo gjë është në rregull, qetë”, tha shkurt Zahiti.Ndërkohë, seanca për Ushtrinë do të fillojë në ora 10:00.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ushtria e re e Kosovës do t’i ketë pesë mijë ushtarë dhe tre mijë rezervistë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE