Një paralajmërim tronditës për Kosovën sapo arriti

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Beogradi e Prishtina janë me milje larg marrëveshjes së përbashkët. Megjithatë, ka thënë ai, nëse arrihet marrëveshje, serbët do të fitojnë më shumë.

“Mos lejoni të ju gënjejë ndokush se me marrëveshje, nga e cila jemi larg me milje, do të keni më pak sesa që keni tani. Me atë marrëveshje, po u arrit, serbët në Kosovë mund të kenë vetëm më shumë”, citon B92 të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se Serbia me atë marrëveshje do të ketë më shumë territor, të drejta, prona, fuqi institucionale dhe ndihmë financiare.

SHPËRNDAJE