Një polic serb godet me armë në kokë një të ri në Mitrovicë

Një pjesëtarët i Policisë së Kosovës në veri të vendit është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një djalë të ri.

Burime të Indeksonline mësojnë se polici në fjalë është Zoran Petroviq, i cili me armën zyrtare e goditi të riun në kokë dhe më pas e gjuajti atë.

Gjatë kësaj ngjarje, Petroviq ishte i veshur me rroba civile dhe ngjarja në fjalë rrezikoi edhe plot kalimtarë të cilët ishin në të njëjtin vend me të.

Petroviq është pjesëtarë i Njësisë Speciale (Rossu), ndërsa përpos tij njoftohet të jenë arrestuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës të cilët po merren me çdo detaj të këtij rasti.

SHPËRNDAJE