Një tërmet i fuqishëm godet Sirinë

Një tërmet i fuqishëm i një madhësie prej 4.9 të shkallës rihter ka goditur Sirinë mesditën e sotme.

Tërmeti ka pasur një epiqendër rreth 26 km larg qytetit Al Hawl, në afërsi të Al-Hasakah, me një thellësi 10 km.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ndërkohë që njoftohet që është ndjerë deri në Irak.