Një tjetër person plagoset me armë zjarri në Prishtinë

Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës, është plagosur një person në këmbë.

Policia thotë se pas një mosmarrëveshje që kishin dy persona, njëri me armë zjarri e ka plagosur tjetrin në këmbë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK-ë, kurse nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.