Një tjetër skuadër e madhe italiane në garë për yllin kroat

Milani, pasi ka zyrtarizuar Higuain dhe Caldara, që i mori nga Juventusi, tani është bashkuar me listën e admiruesve të Mateo Kovacic.

Mesfushori i Real Madridit është në kërkim të një destinacioni të ri kësaj vere, me Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Inter që e duan.

Edhe Milani tashmë është i prirur për ta joshur atë dhe rikthyer në Itali.

Te Real Madridi thonë se Mateo Kovacic nuk lëviz, por kjo nuk i ka ndaluar skuadrat europiane të jenë të interesuara për të.

“La Repubblica”, gazeta e njohur italiane, bën me dije se Milani po interesohet për të nënshkruar me kroatin e “Los Blancos”.

Në vitet e fundit, kuqezinjtë kanë qenë të interesuar për të, por nuk kanë arritur të sigurojnë një nënshkrim.

Ish-lojtari i Interit pëlqehet nga trajneri Gattusso, i cili e konsideron atë si pjesë kyçe të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Kovacic nuk ka marrë minutat aktivizim që do të dëshironte te Real Madridi dhe në Milano ai do të ishte një lojtar kyç.

Nga ana tjetër, skuadrat e Premier League e duan atë. Thuhet se Manchester United ka ofruar 60 milion euro, ndërsa Chelsea dhe Tottenham po e ndjekin nënkampionin e Botës.

SHPËRNDAJE