Një zonjë e vërtetë, kjo është nëna e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri është ndër futbollistët më të komentuar të këtij Kampionati të 2018-ës, e që pikërisht është ‘shqiponja’ që bëri kur shënoi ndaj Serbisë.

Futbollisti i Stoke City në këtë situatë që u krijua për prejardhjen e tij publikoi një video ku mes tjerash foli edhe për historinë e familjes së tij.

Xherdani tregoi për vështirësitë ekonomike që pati familja e tij kur u shpërngul në Zvicërr dhe se si e përjetuan luftën e Kosovës.

E mes tjerash ai përmendi edhe nënën e tij që kishte sakrifikuar shumë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.

Në disa fotografi që po qarkullojnë në Internet, Xherdani shihet në krahë të nënës së tij, e cila edhe pse në moshë është një zonjë e vërtetë./ORAinfo/

SHPËRNDAJE