Njerëzit pozitivë dhe gjërat që ata bëjnë ndryshe

A keni menduar se si njerëzit pozitivë mendojnë edhe për atë që bën më të lumtur jetën e tyre? Çfarë zakonesh kanë dhe çfarë ndodh në mendjet e tyre?

Nuk lejojnë frikën dhe mendimet e dështimit të dominojnë jetën e tyre. Nëse ata dështojnë, nuk lejojnë që dështimi t’i tërheqë poshtë në depresion dhe dekurajim.

Gjithmonë bëjnë diçka të dobishme. Gjithmonë duan të përmirësojnë jetën dhe sjelljen e tyre. Nuk presin për ndryshim, por e krijojnë atë. Ata kërkojnë mënyra për ta bërë ndryshimin që ata duan.

Jetojnë të tashmen, nuk ndalen në të kaluarën apo të shqetësohen për të ardhmen. Njerëzit pozitivë nuk e konsiderojnë veten si viktima të rrethanave.

Njerëzit pozitivë marrin përgjegjësinë për veprimet dhe për jetën e tyre.

SHPËRNDAJE