Njëri nga dy personat që i rrahu vëllau i presidentit Thaçi nuk është kosovar, ja nga cili vend i Evropës është

Dy viktimat e Gani Thaçit, vëllait të Presidentit Hashim Thaci, janë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve Illyria, Gianni Socolic.

Gazeta Express merr vesh se dy personat që sot i ka sulmuar vëllai i Presidentit Thaci, Gani Thaci, në Byronë Kosovare të Sigurimeve janë Blerim Pushkolli, drejtor i BKS-së dhe Gianni Socolic, i cili drejton kompaninë “Illyria Insurance”.

Express ka kontaktuar edhe me vet Drejtorin Pushkolli, e i njejti i ka thënë gazetës që tani për tani nuk mund të flas, por që do të deklarohet më vonë. /Express

SHPËRNDAJE