Njëri nga futbollistët kryesor te Liverpooli i hapur për transferim te Real Madridi

Njëri nga futbollistët kryesor te Liverpooli, Sadio Mane, thuhet se është i hapur për një transferim te skuadra e Real Madridit.

Që nga ardhja e tij nga Southamptoni, sulmuesi senegalez ka qenë një futbollistët kryesor te Liverpooli. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me ‘Të Kuqtë’ në vitin e kaluar, teksa janë afër edhe titullit në Premier Ligë.

Këto dy suksese mund ta shtyejnë atë drejt largimit dhe sipas ‘France Football’, Sadio Mane është i hapur për një transferim te skuadra spanjolle, Real Madrid.

Liverpooli besohet se do e lejoj largimin e 28 vjeçarit për shumën prej 150 milionë eurove. Mane është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2016, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 2023.

SHPËRNDAJE