Njeriu i afërt i Merkelit: Në Bruksel nuk diskutohen kufijtë e Kosovës, temë e nxehtë veriu

Deputeti gjerman dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer ka thënë se në bisedimet e Brukselit, Veri është tema më sifuduese, ndërsa për kufijtë ak deklaruar se ata nuk diksutohen për t’u ndryshuar.

Njeriu i afërt i Merkelit Beyer për Gazetën Express, ka thënë se Gjermania nuk përkrahin kurrfarë ndryshimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka thënë se tema më sfiduese është ajo e veriut të Kosovës.

Beyer ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë punët e tyre, në lidhje me arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Siç e kam thënë publikisht shumë herë më përpara, të dy palët duhet të bëjnë punën e tyre. Jam tejet i lumtur të shoh që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka filluar. Ky është një lajm vërtet I mirë. Dhe pa asnjë dyshim gjëja e duhur, nëse dikush seriozisht dhe sinqerisht beson në një të ardhme të mirë të njerëzve të tyre. Edhe pse ne gjithmonë mendojmë për pamjen e përgjithshme, arti i negocimit diplomatik sigurisht qëndron në detaje. Me këtë dua të them që detajet teknike të bisedimeve janë shumë të rëndësishme. Në hapin e parë, palët duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta dhe praktike për çështje të veçanta. Ne fazën e dytë, Serbia dhe Kosova duhet të kalojnë ligje kudo që të jetë e nevojshme dhe t’i zbatojnë ato ne vendet e tyre përkatëse”, ka thënë ai .

SHPËRNDAJE