Njihuni me njeriun më të fortë në botë: Hulku 453 kilogram kërkon nuse

Ai është i madh sa një traktor. 27 vjec dhe peshon 453 kilogram është dy metra i gjatë dhe çdo mëngjes ha 38 kokra vezë.

Atij i duhet të ushqehet me 10 mijë kalori në ditë, të pmjaftueshme për 5 burra. Arbab Khizer Hayat nga Pakistani i quajtur ‘Hulk’ po kërkon nuse.

Ai thotë se është në presionin e familjes që të martohet dhe krijojë familje dhe për të gjetur një nuse ka bërë një njoftim publik. Kushti është që të jetë mbi 16 vjeç.

Deri më tani kanë aplikuar 300 gra por asnjëra s’ishte mjaftueshëm e gjatë dhe e shëndoshë. Frika e tij është se mos e shtypë dhe në fakt ai peshon gjysëm toni.

Megjithatë është shumë aktiv dhe merret me sporte të rënda.

SHPËRNDAJE