Njoftim befasues i Milaim Zekës, ja çka ka vendosur

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se të hënën nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Vetëvendosje po bën lojë, njëjtë edhe Adem Mikullovci si kryesues i Kuvendit.

Ky reagim i Zekës vjen pas deklarimit të Haxhi Shalës për “Indeksonline” se Adem Mikullovci është duke e udhëhequr Kuvendin sipas logjikës së Vetëvendosjes.

Zeka ka shtuar se konsultat e partive janë të domosdoshme dhe se Vetëvendosje ka nevojë për reflektim.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Te hanen nuk shkoje ne seance te Kuvendit

Loja e VV me seancat e Kuvendit, ashte bere e padurueshme. Prononcimi i kolegut Haxhi Shala rreth kesaj logjike te autoritarizmit, eshte e sakte. Adem Mikullovci eshte zot shtepije i Kuvendit. Ai, duke zbatuar urdherat e Partise, tha se “seancen e therret kur te don ai”! Po ne praktike nuk eshte keshtu. Konsultat paraprake me te gjitha partite politike, jane te domosdoshme.

Ne shenje proteste ndaje kesaj anarkie institucionale, ne shenje proteste qe VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it, une si deputet, nuk do te marre pjese ne seancen e dites se hene.

Shpresoje qe Adem Mikullovci e kupton qe po keqeperdoret ne menyre extreme nga partia e tije, e cila po e ka te veshtire qe te mesohet nga kalimi i politikes ne rruge, ne politiken institucionale.

VV ka nevoje per reflektim, ka nevoje per hudheje te kapadaillekut, dhe per bashkepunim institucional, edhe me ata qe mendojne ndryshe!

SHPËRNDAJE