Njoftim i rëndësishëm nga Spitali Amerikan në lidhje koronavirusin

Spitali Amerikan në Kosovë ka njoftuar se për të ruajtur pacientët që po trajtohen në spital si dhe stafin e tij mjekësor, kërkon mirëkuptim për kontrollin për shenjat e COVID -19 që ushtrohet tek të gjithë pacientët që paraqiten përpara pranimit ne ambientet e spitalit.

“Në këto momente të vështira të krijuara nga virusi COVID19 vazhdojmë të ofrojmë me kujdes të veçantë të gjitha shërbimet urgjente në ortopedi, kardiokirurgji, kardiologji, kirurgji e përgjithshme, neurokirurgji, urologji, gjinekologji, pediatri, radiologji-imazheri, internistike,pediatri dhe të tjera.

Për të ruajtur pacientët që po trajtohen dhe stafin tonë mjekësor kërkojmë mirëkuptimin tuaj në kontrollin për shenjat e COVID -19 që ushtrohet tek të gjithë pacientët që paraqiten tek ne përpara pranimit ne ambientet e spitalit tonë. #spitaliamerikan #perqafojejeten”, thuhet nw njoftimin e Spitalit Amerikan nw Kosovë.

SHPËRNDAJE