Njoftim mbi mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” 2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një njoftimi publik ka njoftuar në lidhje me mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” 2019, shkruan veriu.info

Ai ka njoftuar që edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij festivali do të mbahet në datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor.

Zakonisht ai është mbajtur në këto data por në muajin nëntor. Mbajtja e Festivalit është shtyer në respekt ndaj viktimave dhe të dëmtuarëve të tërmetit në Shqipëri.

Bordi i Festivalit ka falenderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe ka ftuar të gjithë të jenë të pranishëm. /Veriu.info

Postimi i plotë:

NJOFTIM PUBLIK

Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, në mbledhjën e mbajtur më 04.12.2019, ka vendosur që edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor 2019.

Siç e dini Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit:

Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.

Dita e pavarësisë së Shqiperisë 28.11.1912

Ditlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.

Festivali tradicionalisht është mbajtur me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor, mirëpo për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga kjo tragjedi, në respekt të viktimave ishte shtyer për ndonjë datë tjetër.

Bordi i festivalit i falënderon të gjithë rapsodët, grupet pjesëmarrëse për mirëkuptimin e treguar dhe i ftojmë të gjithë për pjesmarrje në këtë edicion.

Me respekt
Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtarë “RAPSODIA SHQIPTARE” Skenderaj 2019.

SHPËRNDAJE