Njohësi i çështjeve të emergjencave: Vërshimet mund të shkaktojnë dëme të paparashikueshme

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherit bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), thotë se vërshimet e mundshme që janë parashikuar nga IHMK mund të shkaktojnë dëme të mëdha

“Vërshimet e mundshme që janë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, hyn në kategorinë e vërshimeve të shpejta duke përfshirë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përrockat e vogla malore, por që mundë të shkaktojnë dëme të paparashikueshme”, tha Ahmeti.

Tutje ai thotë se IHMK ka informuar në kohën e duhur qytetarët dhe opinion në lidhje me zonat që mund të vërshohen.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore që i ka, bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, ka bërë paralajmërimin e duhur me dhënien e informatave në lidhje me vërshimet e mundshme që mundë të ndodhin në zona të ndryshme të vendit, ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmët e mundshme të jenë sa më të vogla”, thotë Ahmeti.

SHPËRNDAJE