Nora dhe Era Istrefi vijnë me bashkëpunimin e shumëpritur

Motrat Istrefi shumë shpejtë do të publikojnë me videoklip këngën që fansat janë duke e kërkuar e duke e pritur tash e sa kohë.

Ato ditët e fundit janë duke publikuar fotografi nga xhirimet, ndërsa pritet të jetë një këngë që do të dëgjohet gjithandej, duke marrë parasysh sa hite kanë sjellë të dyjat, shkruan Gazeta Express.

Megjithëse më herët Era ka ndihmuar për të shkruar disa hite Norën, kjo është hera e parë që ato po vijnë bashkë në një këngë.

Nuk dihet nëse kënga do të ketë edhe pjesë në gjuhën angleze, apo do të jetë e gjitha në shqip.

SHPËRNDAJE