Nora Istrefi duket mahnitëse në ngjyrën rozë, vë në pah linjat atraktive trupore

Këngëtarja Nora istrefi, ka kohë që nuk ka sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, kjo do të zgjasë shumë pak, pasi ajo ka gati një bashkëpunim me motrën e saj, Era istrefin, të cilin presin ta lansojnë së shpejti.

Nora ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Istrefi ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, në të cilat shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk mungojnë për këngëtaren, e cila ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE