Nora Istrefi s’ka të ndalur, vazhdon të ndajë me ndjekësit imazhe atraktive nga prapaskenat e xhirimeve

Këngëtarët Nora Istrefi dhe Butrint Imeri ditë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “Dy zemra”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe këtë e vërteton fakti që në vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.

Nora ndërkohë vijon të jetë shumë e ndjekur dhe aktive në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Dy zemra”.

Këngëtarja duket mjaft atraktive dhe joshëse, teksa vë në pah fizikun e saj të tonifikuar, për të cilin kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

“Tash i madh o shtrati, po ma i madh inati”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive, vargje këto të cilat janë shkëputur nga kënga e saj e fundit me Butrintin.

Përndryshe, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar Istrefin për bashkëpunimin e saj të ri.

SHPËRNDAJE