Notat e lojtarëve: Gjeorgji – Maqedoni e Veriut, ky është vlerësimi për futbollistët shqiptarë

Maqedonia e Veriut ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Gjeorgjinë në udhëtim, për të siguruar kështu kualifikimin në EURO 2020.

Kombëtarja “kuq e verdhë” regjistroi kështu një arritje historike, duke prekur për herë të parë në kompeticionin më të madh të futbollit në Evropë.

Goran Pandev realizoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide në minutën e 56.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, ndërsa siç edhe mund ta shihni më poshtë, njeriu i ndeshjes u zgjodh Pandev.