Notat e lojtarëve: Hertha – Werder, ky është vlerësimi për Milot Rashicën

Werder Bremen ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Hertha e Berlinit.

Skuadra nga “Weser Stadion” triumfoi bindshëm 1-4, për t’u larguar sadopak nga zona e rrezikshme.

Selke, Toprak, Bitencourt e Sargent, zhvlerësuan totalisht golin e Cordobas.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica u inkuadrua në minutën e 51′, duke kontribuar me një paraqitje solide, duke pasur gjithmonë parasysh faktin se që nga rikthimi prej lëndimit, nuk gëzonte kaq minuta.

Werderi kështu shkon në kuotën e 21 pikëve, katër sosh më tepër se kundërshtari i sotëm, që pozicionohet në vendin e 14.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “WhoScored” ka dalë me notat e futbollistëve.