“Nuk bëj gjilpëra unë”, 20-vjeçarja vdes tragjikisht pasi refuzoi mjekimin

Nuk pranoi të ndiqte këshillat e mjekëve de vdiq pasi ra në koma diabetike.

Ky është rasti i një 20-vjeçares Natasha Horne, e cila e kishte mbajtur të fshehtë diagnozën e saj me diabet të Tipit 1 deh refuzoi çdo këshillë mjekësore që mund ta kishte mbajtur në  jetë.

Tashmë prindërit e saj të zemëruar dhe të mërzitur janë zotuar që të përhapin informacion rreth rrezikut dhe vetëdijesimit për këtë sëmundje.

Nëna e saj, Jackie, 43 vjeçe, dhe babai Stephen,44 vjeç, thanë se hezitimi i Natashës për ta kuruar sëmundjen e saj solli edhe këtë pasojë tragjike.

Mamaja e saj tha:

“Natasha ishte një vajzë altruiste. Nëse miqtë e saj nuk kishin para për të blerë diçka, ua blinte ajo. të gjithë e donin për atë që ishte.”

Pasi mbaroi shkollën, shkoi në kolegj dhe u përpoq të punonte shumë, por ende po përpiqej të gjente rrugën e saj. Vitin e kaluar, bota e saj u kthye përmbys, kur një menaxher i farmacisë në Lloyds në Rrugën e Trungut, e bindi atë që të testohej për diabetin. Nëpërmjet njohurive të punës së saj, ajo pa shenja si humbja e peshës, etja e tepruar dhe shkuarja në tualet gjatë natës.

Brenda disa orësh, më 16 tetor të vitit të kaluar, ajo u diagnostikua me diabetin e tipit 1, ku trupi i saj nuk prodhonte insulinë të mjaftueshme për të luftuar ketonet-komponimet organike të cilat zakonisht qëndrojnë në gjumë por mund të sulmojnë trupin.

Diabeti i tipit 1 është krejtësisht i durueshëm, por Natasha u tërhoq shpejt nga trajtimi.

Ajo thoshte:

“Nuk bëj gjilpëra unë!”

Por 20-vjeçarja nuk iu nënshtrua as trajtimit special, i cili jo domosdo nënkuptonte gjilpëra nën lëkurë.

SHPËRNDAJE