Nuk e ndal as COVID-19: Fabrika e Mobilieve Loni Dekor eksporton për në Gjermani

Derisa pjesa më e madhe e botës ka kaluar në vetizolim, shumë njerëz kanë humbur punën e njerëzimi po kalon atë që s’e kishte imagjinuar ndonjëherë, fabrika e mobilieve Loni Dekor nga Mitrovica vazhdon punën përplot vullnet dhe kapacitet, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kjo kompani e cila operon në tregun e Kosovës që nga viti 2008, vazhdon të prodhojë me kapacitet të plotë e me kualitetin më të lartë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.

Profesionalizmi në prodhim, kualiteti e qëndrueshmëria dëshmohen nga eksporti që kjo kompani realizon jashtë vendit.

Anipse kohë pandemie Loni Dekor dje ka nisur një duzinë të tërë kamionësh me eksport për në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Kompania u krijua me kapacitete të kufizuara por me objektiva të qarta gjë që bën që Lonid Dekor të zë vend si kompania më e suksesshme në fushën e vet.
Hapat e parë nisën me një fuqi punëtore të vogël, në ambiente prodhimi të kufizuara, mirëpo vullneti dhe dëshira e madhe për punën dhe plotësimin e kërkesës së tregut shtyn që të ngjitet në majat e biznesit të këtij profili.

Loni Dekor përbëhet nga degë të ndryshme prodhimtarie të produkteve të saj sic janë: Garnitura, Dhoma Gjumi, Kuzhina, Dyer të Dhomave, Tavolina nga më të ndryshmet, Paradhoma e shumë aksesorë që nevojiten për shtëpinë tuaj që të keni një ambient sa më të rehatshëm./Veriu.info/

SHPËRNDAJE