Nuk gjen qetësi Australia, pas zjarreve po përballen me një tjetër fatkeqsi

Australia përballet me vërshime.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë vërshuar disa pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke bërë që të shuhen disa nga zjarret, por duke sjellë një kërcënim të ri për përmbytje në disa zona.

Rënia të shiut ka pasë në disa zona që janë goditur shumë nga kriza e zjarrit, njofton Klan Kosova.

Rrugët e mëdha u mbyllën në Queensland dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar në pjesë të Neë South Ëales si rezultat i motit.

Por zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shiu po ndihmonte për të shuar disa nga flakët.

Zjarret janë përhapur në Australi që nga shtatori, duke lënë të vdekur të paktën 28 njerëz dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke djegur miliona hektarë tokë.

SHPËRNDAJE