Nuk heq dorë! Juventusi e do me ҫdo kusht këtë lojtar

Juventusi duket se do ta bëjë një transferim të rëndësishëm këtë afat.

Juventus është duke tentuar ta transferojë një mbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Juventus kërkon ta transferojë një mbrojtës pas largimit të Medhi Benatias dhe lëndimit të Leonardo Bonuccit.

‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta tansferojë Bruno Alvesin nga Parma.

Kampionët e Serie A kanë kthyer vëmendjen e tyre te 37-vjeçari pasi Giorgio Chiellini iu bashkua Andrea Barzaglit dhe Leonardo Bonuccit në listën e të lënduarve.

Domagoj Vida i Besiktas dhe Andreas Christensen i Chelseas janë gjithashtu në listë.

SHPËRNDAJE