Nuk i bëri pagesën, frizerja demaskon nusen tonë – i publikon fotografitë në Facebook (Foto)

Një frizere ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i kërkuar klientes së saj të bëjë pagesën për shërbimet e ofruara në ditën e dasmës.

Frizerja nga Fieri ka publikuar fotot e nuses në rrjetin social Facebook duke i kërkuar të paraqitet në ambientet e parukerisë për të bërë pagesën, shkruan mapo.al.

“Anxhela, duhet patjetër të hapni telefonin dhe të bëni pagesën, që të të urojmë të trashëgohesh”, shkruan frizerja në profilin e saj në Facebook.

SHPËRNDAJE