Nuk ia jep rrogën, shkatërron hotelin në ditën kur përfundon ndërtimi i saj

Një ndërtues ka shkatërruar një hotel të porsandërtuar me anë të një gërmuesi për shkak se nuk i ishte dhënë rroga.

Pamjet tronditëse tregojnë punëtorin e zemëruar vazhdimisht duke lëvizur dhe goditur hotelin në të njëjtën ditë që punërorët kishin përfunduar ndërtimin e saj.

Vozitësi u ngjit nëpër shkallë dhe u përplas për hyrjen hotelit Travelodge në Liverpool. Disa kolegë të tmerruar shikonin teksa godiste hotelin me gërmuesin në hotelin të porsandërtuar me arsyetimin se nuk i ishin paguar 600 funta, shkruan the Sun.

Një koleg dëgjohet teksa thotë: ‘’Kjo është ajo që ndodh kur nuk jep rrogën, mik’’.

Pas shkatërrimit të hyrjes, ai ia mësyen brenda hotelit ku gjithashtu bën dëme të konsiderueshme. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE