Nuk ka teste për Covid-19 në laboratorë privatë, qytetarët kanë edhe këtë ankesë

Vetëm disa laboratorët privat të licencuar për testime për Covid kryejnë teste, ankesa për çmimet.

Të enjten qytetarët që kanë ardhur për të testuar janë kthyer pa e kryer këtë procedurë.

Kjo për shkak të mungesës së testeve.

Ani pse Ministria e Shëndetësisë të hënën licencoi 29 institucione shëndetësore private për të kryer teste kjo gjë nuk po ndodh ende.

As në laboratorin “Alfa Lab” nuk po testohen të dyshuarit që po vinë me simptoma të infeksionit covid19 për shkak të mungesës së testeve.

Ndërkaq Pro Lab është njëri ndër laboratorët e vetëm pothuajse që ka filluar testimin serologjik dhe atë PCR për infeksionin covid-19.

Pronari i këtij laboratori, Mentor Kurshumliu, tregon se sa ka qenë numri i atyre që frekuentuan këtë vend, për të kryer këto dy lloje të testeve.

E Kurshumliu, tregon se kujt i nisin raportin me rezultatet e testeve.

Ndërkohë një shqetësim i atyre që po drejtohen nëpër këto laboratorë private për të kryer testin është edhe çmimi.

Sipas qytetarëve shuma që duhet të paguajnë për tu testuar është koxha e lartë për statusin ekonomik të kosovarëve.

Ndërkohë televizioni 7 mëson që rezultat e testeve për Covid-19 që po bëhen nëpër laboratorë privat nuk po futen në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kujtojmë që kjo e fundit pati thënë që brenda rezultati ditor për numrin e rasteve me Covid-19 do të futen edhe ata që testohen nëpër laboratore private.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga Ministria e Shëndetësisë por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

SHPËRNDAJE