Nuk keni për t’i ngrënë më, pasi ta shihni këtë video se si prodhohen virshllet

Salsiçet janë njëri ndër ushqimet më të pëlqyera të njerëzve në botë, por është ndër më të pashëndetshmet.

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës. Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës ‘Science Channel’ në SHBA, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve.

Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 80 milionë shikime, me komente të ndryshme të njerëzve të habitur. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE