Nuk ndalet AAK, ky është aksioni i radhës kundër heqjes së taksës

Të rinjt e AAK-së kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës për ta kundërshtuar heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Aksioni filloi me vendosjen e pankartave në rethojat e Qeverisë.

“Na ktheni të zhdukurtit, jo mallrat serbe”, “Albin, Serbia kalon apo nuk kalon”, ishin disa nga mbishkrimet që u vendosën aty.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe disa nga deputetët e kësaj partie.

Naim Ramizi tha se me këtë aksion po tregojnë se AAK-ja është kundër heqjes së taksës.

“Aksioni në fjalë ka të bëjë me proklamimin e taksës. Ky aksion ka të bëjë me mos heqjen e taksës deri në njohje. Me këtë aksion ne dëshirojmë të përqojmë një mesazh se AAK-ja është kundër heqjes së taksës”, tha ai.

Kryetari i të rinjve të AAK-së, Driton Bardhexi, tha se sot kanë ardhur për t’ia dhuruar një pako biskota, prodhim i Serbisë, Kurtit në shenjë simbolike për heqjen e taksës.

“Jemi këtu së bashku me të rinjt i bëjnë të ditur Kurtit se AAK-ja është kundër heqjes së taksës, Kurti të mos e instaloj në Kosovë frymën serbe e ruse”, tha ai.

AAK-ja sot ka mbajtur edhe një tryezë për heqjen e taksës së mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

I pyetur se në çfarë forme do ta kundërshtojnë heqjen e taksës, ai tha se kundështimi do të bëhet përmes formave demokratike.

SHPËRNDAJE