Nuk ndalet Grenell pas linjës ajrore bisedon me Vuçiq edhe për këtë marrëveshje

Pas takimeve që zhvilloi me liderët e partive politike në Kosovës, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vizitoi të premten Serbinë.

Grenell në konferencë ka dhënë mesazhin e njëjtë sikur dje, në Kosovë.

Ai ka thënë se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet në fokusohen në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, e sidomos në sektorin privat.

Grenell ka thënë se personave përgjegjës në Qeveri dhe në ministritë e Shteteve të Bashkuara, Trumpi u bën thirrje që çdoherë të zgjohen me iden se si të lehtësojnë punën në sektorin privat.

“Unë po i shtyjë të dyja vendet që të fokusohen në zhvillimin ekonomik, të krijonë vende të reja punë për të rinjët, që të krijonë familje, të kenë shpresë dhe të qëndrojnë në Kosovë dhe në Serbi të rinjët”, ka thënë ai.

Ai foli edhe në Serbi për heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe të ndaloj Serbia lobimin e tërheqjeve të njohjeve nga Serbia.

Ndërsa, presidenti Aleksander Vuçiç në konferencë tregoi se me Grenell kanë biseduar për problemet kyçe.

Vuçiç ka thënë se ata kanë biseduar përveq për linjën ajrore, edhe për linjën hekurudhore, e cila do të lehtësoj transportimin dhe është në të mirë të dyja shteteve.

SHPËRNDAJE