Nuk po i pritet deri të shtunën, Wilder dhe Fury përplasen mes vete në konferencë për media

Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk kanë kaluar edhe aq mirë në konferencën e tyre të fundit para rimeçit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Boksieri britanik dhe ai amerikan kishin një përplasje mes vete, para se të fillonin fjalimin e tyre për përballjen e dytë.

VIDEO

The Gypsy King e filloi i pari përplasjen, duke provokuar me fjalën ‘The Bronze Bomber’, që më pas e shtyu atë.

U desh të ndërhyjë stafi i të dyja palëve në mënyrë që të qetësohej situata dhe duket se do të kemi një rimeç mjaftë të zjarrtë.

Ballafaqimi mes Furyt dhe Wilderit do të zhvillohet të shtunën e 22 shkurtit në Las Vegas, derisa ky i fundit do të tentojë të mbrojë titullin WBC.

Në mediat ndërkombëtare raportohet se fituesi i rimeçit do të përballet me Anthony Joshuan, që thuhet se është i gatshëm që të heq dorë nga titulli WBA, vetëm që të përballet me njërin nga ta.

SHPËRNDAJE