Nuk tregoi se është e krishterë, Angjelina nga Peja agjëroi ramazanin me kolegët e punës

Në vendin tonë përherë ka pasur respekt dhe tolerancë fetare.Madje një shembull të rrallë e që vlen të duartrokitet është edhe ai i qytetares nga Peja. Bashkëpunëtori i saj, e ka rrëfyer këtë ngjarje të shkurtë, por që ka marrë mjaftë pëlqime në llogarinë Facebook.

Ardiani ka treguar se si Anxhelina, ndonëse i përket fesë katolike, nuk ka treguar gjatë kohës sa kanë zhvilluar një punëtori së bashku, ajo madje ka agjëruar bashkë me besimtarët myslimanë në Kosovë

Ky është postimi i Ardianit:

Shembull i rrallë ne bote, por qe ndodh ne Kosove…

Kjo eshte Anxhelina nga Peja, eksperte e veteqeverisjes lokale, e qe bashkepunojme me shume se 10 vite ne projekte te ndryshme…

2 jave pas Ramazanit 2019, rastesisht e kuptova qe Anxhelina i takon fese katolike. Gjate punetorive ne kohe te Ramazanit, per hire te respektit tone, Anxhelina ka agjeruar bashke me ne, edhe nuk e kemi dite perkatesine e saj fetare.

Po i bi shkurt kesaj storje e qe deshta me shpernda me ju, qe te sherbej si shembull per gjithe neve, dhe ta deshmoj ate qe ne shqiptaret jemi te unik nga popujt tjere fqinje.

SHPËRNDAJE