Nuk u propozua si kandidat nga Vetëvendosje në Vushtrri – Gjyshinca: Prisni listën përfundimtare

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka zgjedhur dy kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje me degë në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi. Por kjo degë ka lënë jashtë listës, ish-deputetin Gazmend Gjyshinca .

Por vet Gjyshinca i pyetur nga Reporteri.net se pse është lënë jashtë listës ka thënë se nuk ka asnjë problem me Qendrën në Vushtrri dhe se propozimet për tu futur në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje bëhen në tri mënyra.

Gjyshinca tha se asgjë nuk është definiteive dhe se duhet pritur listën përfundimtare.

“E para e punës LVV i ka tri mënyra të propozimit të kandidatëve: Propozimet prej qendrave, propozimet nga kryesia e partisë dhe propozimet nga kryetari Albin Kurti. Sot është vendosur vetëm nga qendrat Nesër dhe pasnesër do të bëhen propozimet nga Kryesia dhe Kryetari Kurti. Krejt çka duhet të bëni është të prisni listën përfundimtare”, ka thënë Gjyshinca për Reporteri.net.

Ndërsa qendra e Vetëvendosjes në Vushtrri nuk e ka propozuar atë si kandidat për deputet.

“Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë: Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”, thuhet në njoftim e VV-së në Vushtrri.