Numërimi i votave drejt përfundimit, ja rezultati i fundit shumë befasues në Gjakovë (Foto)

Komuna e Gjakovës pritet të shkojë në balotazh për shkak të rezultatit të ngushtë ndërmjet Alternativës dhe AAK-së.

Sipas rezultateve të KQZ-së, nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka vituar 40.75% të votave apo saktësisht në numër, 16 mijë e 86 vota.

Në anën tjetër kandidatja Kusari-Lila ka arritur të sigurojë 31.49 përqind të votave apo saktësisht 12 mijë e 4298 vota në numër. Sipas këtyre rezultateve qytetarët e Gjakovës do të dalin sërish në votime, për të votuar për njërën nga partitë, AAK apo Alternativa.

Kandidati i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka arritur të sigurojë 4 mijë e 954 vota apo 12.55 përqind.