Numri dy i qeverisë së Kosovës paralajmëron ndërprerjen e mësimit për shkak të Koronavirusit

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar në lidhje me masat parandaluese ndaj virusit vdekjeprurës kinez, koronavirusit.

Hoti ka paralajmëruar se së bashku me ministren e MASHTI’it, Hikmete Bajramin, janë duke e shqyrtuar çështjen e masave parandaluese nëse duhet të merren masa të tjera në institucionet arsimore ndaj këtij koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të diskutohet në lidhje me këtë çështje, si dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme

Ai tutje shtoi se cdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore.

“Ne kordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojme nese duhet ndermarre masa tjera parandaluese ne institucione arsimore kunder COVID 19. Cdo mase do te kordinohet me autoritetet shendetesore. Ne mbledhje te Qeverise do te diskutojme per kete ceshtje dhe do te ndermarrim masat e nevojshme”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së sotme është raportuar se dy vajza njëra 22 dhe tjetra 20 vjeçare janë duke pritur për rezultatet e analizave, pasi që dyshohet se janë infektuar nga ky virus.