Nxehet Haradinaj kur pyetet se a e ka ftuar Isa Mustafa në takim: Jam nxanë, kam shumë punë

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, duket se është nervozuar pasi është pyetur nga gazetarët se a e ka ftuar në takim kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët nëse e ka ftuar në takim kreu i LDK’së, Isa Mustafa e që Haradinaj u përgjigj se ka shumë punë.

“Jam i nxanë me detyra me do punë plot, nuk kam gja kundër me taku cdokënd, por megjithatë duhet me i kry këto punë që i kryej”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj dha lajmin se kanë arritur koalicion me PSD’në dhe këto do ta zyrtarizojnë pas orës 15:00./gazetametro.net

SHPËRNDAJE