Nxehet situata, këshilltari i Isa Mustafës ja përmend burgun Hashim Thaçit

Avokati Besnik Berisha i cili ka qenë këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i ka reaguar presidentit të vendit Hashim Thaçit, duke i treguar se çka e pret atë që tenton ta ndryshoj kufirin e shtetit.

Berisha ka publikuar pjesën ligjit ‘Tradhtia ndaj vendit’ dhe dënimin që parasheh ky nen, në rast që tentohet lëvizja ose ndërrimi i kufirit.

Berisha madje ka ironizuar me Thaçin, duke i thënë që le ti thotë dikujt që të ja lexoj ligjin.

Lexoni reagimin e plotë

“Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se te premtosh “korrigjim” te kufirit”

Per te gjithe ata pushtetare qe me gjuhen e tyre, kinse te moderuar, po i vardisen Serbise dhe po premtojne rishikim te kufirit si alternative me u pajtu me Serbine, ua rekomandoj qe ta lene kete “muhabet” dhe ta konsultojne Kodin Penal te Republikes se Kosoves, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih me poshte).

Nje veprim i tille cilesohet si tradheti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.

Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lereni kete cope toke tek mileti.

P.S. Burgu eshte i rende, ju s’mund ta duroni.

SHPËRNDAJE